Djali i ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Ersilio, ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.
Gjë e cila është vërtetuar në dekretin e 18 marsit të publikuar në fletoren zyrtare, numër 36 të këtij viti.
Nuk dihen ende motivet që e kanë çuar djalin e ish-presidentit të ndërmarrë këtë vendim, dhe për më tepër nuk është bërë publike se çfarë nënshtetsie mund të ketë marrë.
Kujtojmë që Ersilio Nishani jeton prej kohësh në Austri ku edhe po kryen studimet.