21:18 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Djegia e mandateve/ Flet Eno Bozdo: Shumë shpejt do të vijë zgjidhja, qeveria në tavolinë me opozitën…

17:53 | 15/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Djegia e mandateve/ Flet Eno Bozdo: Shumë shpejt do të vijë zgjidhja, qeveria në tavolinë me opozitën…

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Enno Bozdo i ftuar në studion e lajmeve të Fax News,  i cili ka folur rreth situatës politike në vend, në një kohë kur opozita ka paralajmëruar nesër protestë para Parlamentit.

Sipas Bozdos, kryeministri Rama po tallet me qytetarët pasi deri më tani nuk u ka zgjidhur asnjë problem.

“Rama po tallet, ai nuk ka zgjidhur asgjë me studentët apo fermerët të cilët derdhën qumështin në rrugë për shkak të mungesës së tregut, mënyra më e mirë për qytetarët është bashkimi me kauzën e opozitës”.

I pyetur për deklaratën e  ambasadës amerikane e cila deklaroi se e njeh si legjitim parlamentin shqiptar dhe se deputetët që dogjën mandatin duhet të lënë të sapomandatuarit të punojnë, Bozdo është shprehur se përtej oqeanit këmbanat e alarmit kanë rënë pasi jo më larg se dje Departamenti I Shtetit Amerikan (DASH), publikoi një raport që sipas tij denonconte shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2017-s si dhe lidhjet e qeverisë me korrupsionin.

“Këmbanat e alarmit kanë rënë, pasi dje Departamenti i Shtetit Amerikann publikoi një raport edhe pse ditë feste, DASH denonconte paaftësinë e qeverisë, korrupsionin i cili po prek themelet e demokracisë.  Prandaj unë besoj që do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve tanë në këtë rrugëtim.

Eno Bozdo ka komentuar edhe deklaratën e zyrtarëve francezë të cilët kërkuan që zgjidhja të vijë nga vetë partitë politike.

 “Zgjidhja do të vijë, ndoshta shumë shpejt, qeveria do të jetë në tavolinë bashkë me opozitën e cila nuk do të ndryshojë qëndrimin”.

I pyetur nëse ka skepticizëm për djegien e mandateve nga ish-deputetët, Bozdo u shpreh se vendimi ishte unanim.

“Nuk ka pasur skepticizëm, sepse ishte një rast gati i paprecedent në historinë shqiptare, ishte gati një vetësakrificë, me përjashtim të tre rasteve.

Dikush mund të thotë që kthehuni në Parlament, por opozita e mori këtë vendim pasi siç e keni parë edhe ju në muajt e fundit opozita nuk po dëgjohej në parlament, pasi siç e keni parë edhe opozitës iu ndërpre fjala në Parlament“.

Sa i përket protestës së nesërme, Bozdo nuk ka dhënë shumë detaje duke treguar se çdo gjë do ia lënë në dorë popullit.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/405230593613032/

 

Pas

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, plagoset një person. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)

Para

Aksidenti i rëndë/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit, vdes 17-vjeçarja

Para
3 persona janë nisur me urgjencë nga Elbasani drejt Tiranës, dyshohet për…

Aksidenti i rëndë/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit, vdes 17-vjeçarja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

Akuzohet për tentativë grushti shteti, prokuroria braziliane kërkon dënimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro

Rrëzohet aeroplani në Florida, momenti kur banorët shpëtojnë 4 pasagjerët

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.