09:21 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do e marrësh kthesën, siç e merr gjithmonë”, presidenca i përgjigjet me kode Ballës: Si e pretë në besë ambasadorin…

12:43 | 21/02/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kuvendi i hoqi kompetencat, presidenca reagon ashpër: KÇK ndaj Kushtetutës (Meta paralajmëron konferencë urgjente)

Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur kretu të grupit parlamentar në PS, Taulant Balla, ii cili iu kërkoi mediave që të mos humbisnin kohë duke u marrë me gjëra ”idiote”, siç ishin pretendimet e kreut të shtetit për grusht shteti.

Blushi shprehet se mazhoranca ka prerë në besë dhe ish-ambasadorin e Italisë Kutillo, që sipas presidencës u përdor nga socialistët. Mes të tjerave presidenca e fton Ballën që të reflektojë deri në datën 2 Mars, pasi ai vazhdimisht ka ditur të tregojë se në momentet e duhura, bën kthesa të nevojshme.

Postimi i Blushit:

Lum Shqipëria për Tao Taon se ky vetëm për hapjen e negociatave punon.

Ka harruar që e ka festuar tre herë çeljen e negociatave deri tani.

Ka harruar që ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre.

Po ligjin anti-kushtetues Dvorani pse e miratuat pa pritur Venecian? S’ka nevojë, thotë Tao Tao, sepse pamë disa sugjerime që Venecia u ka dhënë disa vendeve të tjera që kanë Kushtetutë tjetër nga e jona, dhe s’mund të ndalonim ta bënim fakt të kryer ligjin mafioz të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese.

Po me ish-ambasadorin e nderuar Cutillio që ju lutët të dilte në TV e të vinte në diskutim dekretin e Presidentit si do ia bëni?

Apo s’ka problem se ai iku e s’merr vesh që ju e pretë në besë.

Po me ambasadën e SHBA si do ia bëni, se edhe ajo bëri goxha deklaratë për të thirrur Venecian?

Se ju si proamerikanë të paparë s’lëvizni asnjë presje pa u konsultuar me ta?

Duan të sabotojne ndihmat (borxhet) thotë Tao. Vetëm një PPP e tyre shkon 1 miliardë euro. Edhe 20 miliardë euro borxhe të japë bota, duke rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese në mënyrë mafioze nga kjo bandë, asgjë nuk do shkojë në xhepat e shqiptarëve, por në xhepat e tyre dhe të disa kreditorëve.

Ah po, shqiptarët do fitojnë si gjithmonë shumëfishimin e taksave.

Fakte të reja do dalin Tao, dhe ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë.

Lexo edhe deklaraten e Balles:

“Mos harxhoni kohë me histori idioteske”, Balla pas thirrjeve të Metës për tubim: Kemi dakordësim me kreun e opozitës për…

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: blushitedi blushi taulant balla
Pas

Kalon Vetingun brenda orësh Aida Hajnaj, kandidate për BKH-në

Para

“Më njeh gjithë pallati”, çudit gjyqtarja ngre padi ndaj medias, kërkon 5 milionë lekë dëmshpërblim: Jeta ime nuk vijon më normalisht

Para
“Më njeh gjithë pallati”, çudit gjyqtarja ngre padi ndaj medias, kërkon 5 milionë lekë dëmshpërblim: Jeta ime nuk vijon më normalisht

“Më njeh gjithë pallati”, çudit gjyqtarja ngre padi ndaj medias, kërkon 5 milionë lekë dëmshpërblim: Jeta ime nuk vijon më normalisht

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

“Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje”/ Rama reagon për Thethin: Nuk janë njerëz të shkretë, por…

Macron paralajmëron rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen e Europës

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës, do raportojnë problematikat e evidentuara në terren! Në takim do jenë edhe drejtorët e bashkisë

Urdhri i ri: Deportime në vendet e treta brenda 6 orësh për emigrantët në SHBA

30 viktima nga përleshjet sektare në Siri

SHBA dërgon raketa në Kiev – Trump: “Ne s’paguajmë asgjë, BE paguan 100%”

Nga e hëna sekuestrohet bulmeti pa faturë! Tatimet nisin kontrollet në terren

Kryeministri i Australisë Albanese nis vizitën në Kinë, e përqendruar në tregti

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.