Ronela Hajati është një nga këngëtaret më aktive të skenës muzikore shqiptare. Ajo gjithashtu është mjaft e komentuar në media rozë. Kohët e fundit këngëtarj ka publikuar hitin e saj më të ri veror, “Maje men”, që u prit mjaft mirë nga fansat.
Por me sa duket kënga e saj nuk pati mbështetjen që kërkonte Ronela nga mediat dhe për këtë këngëtarja është shprehur mjaft e revoltuar përmes disa postimeve të njëpasnjëshme në Instagram.
Ronela shkruan se televizionet, radiot, asnjëherë nuk më kanë kushtuar vëmendje siç kanë bërë me artistët që kanë fuqi të madhe, rëndësi të madhe dhe familje të pasur.
“Përshëndetje, dua të them diçka, fokusohuni.
Nëse iki ndonjëherë nga ky vend, nuk do të ndodhë kurrë sepse mendoj që jam këngëtarja më e mirë dhe kështu do të jem dhe jashtë. Nuk mund ta mendoj këtë gjë sepse nuk e ndjej.
Nëse iki, do të iki sepse kurrë nuk kam marrë atë që kam merituar. KURRË!
E gjithë ajo më bëri të fortë për të vazhduar në këtë dreq industrie të muzikës shqiptare, janë njerëzit që më dëgjojnë dhe vijojnë të më dëgjojnë.
Televizionet, radiot, asnjëherë nuk më kanë kushtuar vëmendje siç kanë bërë me artistët që kanë fuqi të madhe, rëndësi të madhe dhe familje të pasur. Kurrë.
Nuk kemi të drejta këtu, asgjë, artistët e rinj që punojnë për të tjerët dhe artistët budallenj që mendojnë se janë më të mirët.
Përse duhet ta mbyll gojën kur po investoj të gjithë fuqinë, shpirtin dashurinë dhe talentin me lekët e mia?
As i dashuri as mami as babi s’më kanë dhënë një qindarkë, kështu që përse duhet ta mbyll gojën”, shkruan këngëtarja.
(M.Q/Faxweb)