02:03 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Do t’a kthejmë tepsinë përmbys”, Balla nis paralajmërimet për administratën nga Peqini

15:52 | 04/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balla pas komisonit: Shkëlzen Berisha do të ndiqet penalisht nëse nuk dëshmon

Ndërsa dje Rama ndau detyra të qarta për deputetët socialist, sot ata janë shpëndarë në zonat e tyre në një tur vlerësues dhe falenderues për qytetarët.

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, për qarkun e Elbasanit, ka nisur sot në Peqin turin e dialogut “Bashkëqeverisja me njerëzit për Shqipërinë që duam”.

Ai është shprehur se punësimet në administratë do të bëhen në bazë të performancës. “Tepsinë e byrekut do ta kthejmë përmbys, nuk ka më tepsi” tha Balla.

Ndërsa më tej Balla falënderoi të gjithë ata që punuan me zemër dhe vendosën interesat e vendit mbi interesat e tyre, duke mbështetur dhe duke votuar PS.

 “Dua të falënderoj këdo që vuri interesin e Shqipërisë mbi interesin personal, vuri interesin e Shqipërisë mbi lidhjet e shkurtra dhe votoi për Partinë Socialiste, sepse ishte një votë shumë e rëndësishme. Kjo votë i dha Shqipërisë një drejtim për të cilin Shqipëria kishte nevojë.

Të gjitha strukturat e PS, nga sot e tre muaj me radhë, do të merren me një analizë të thellë të rezultatit, pritshmërive dhe faktorëve.

Në 25 Qershor ne fituam besimin e shqiptarëve dhe nuk do t’i zhgënjejmë ata. Tepsinë e byrekut do ta kthejmë përmbys, nuk ka më tepsi. Administrata do të jetë në bazë të meritës, në bazë të performancës; dhe kur flasim për meritë aty përmblidhen të gjitha.”

Më tej, Balla tha se pavarësisht se fushata mbaroi, tani nis puna e vërtetë e bashkëqeverisjes me qytetarët, duke u ndalur përsëri në çdo fshat e qytet për të dëgjuar nga afër problemet dhe sugjerimet e gjithësecilit.

“Sot jemi për të festuar një festë të rëndësishme të Shqipërisë, sepse në 25 Qershor nuk fitoi PS, por fitoi bashkëqeverisja me qytetarët.

Prej sot e deri në fund të këtij muaji do të shkojmë në disa prej zonave të Peqinit për të komunikuar me njerëzit, se PS i ka fituar këto zgjedhje për të bashkëqeverisur me njerëzit.

Ne do të bashkëqeverisim me njerëzit sepse aleancën e vetme që kemi këto 4 vite, e kemi vetëm me njerëzit.

Do të bëjmë të gjitha detyrat që na ka lënë populli, në të gjitha takimet. Ne sot nisim këtu në Peqin bashkëqeverisjen me njerëzit duke i dëgjuar ata dhe problemet e tyre”, tha Balla.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: deputetideputeti socialisttaulant balla
Pas

Dorëhiqen nga detyra këshilltarët e Ministrit të Brendshëm Demiraj

Para

Pak ditë përpara samitit të G20-s, Trump ul tonet me Angela Merkel

Para
Pak ditë përpara samitit të G20-s, Trump ul tonet me Angela Merkel

Pak ditë përpara samitit të G20-s, Trump ul tonet me Angela Merkel

Discussion about this post

 



Të Fundit

Derbi i Stambollit për Skriniar, Fenerbahçe përmirëson ofertën

E paprecedentë në Durrës, ‘zhduket’ jahti nga vendi ku ishte ankoruar! Pas denoncimit nga pronari, mjeti lundrues shfaqet papritur duke u kthyer

Trump sulmon mediat e njohura amerikane: Objektivat iraniane u shkatërruan plotësisht, lajmet e rreme po përpiqen të na poshtërojnë

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.