Policia e Kukësit ka arrestuar ditën e sotme 26 shtetas Irakianë.
Mësohet se këta shtetas janë larguar nga qendra e azilit në Tiranë dhe kishin si synim të kalonin ilegalisht pikën kufitare të Morinit.
Konkretisht janë shoqëruar në Komisaritat 16 burra, 5 gra dhe 5 fëmijë të moshës 4 -13 vjeç.
Sipas Policisë, 26 irakienët janë shoqëruar në Komisariatin e Kukësit për veprime të mëtejshme hetimore.
(K.H./Faxweb.al)