Gazetari i njohur Basir Çollaku ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmë në emisionin “360gradë” ku ka thënë se ka në dorë dosje ku përmenden shumë emra. Madje ai shtoi se shumë shpejt do të publikohet në media.
“Unë vete jam i kërcënuar. Do shkoj në prokurori pasi Balla më ka paditur në lidhje me çështjen e Emiljano Nuhut. Kam shumë dosje ku përmenden shumë emra, dhe do të publikohen shumë shpejt në media”, tha Basir Çollaku.
Gazetari është në mesin e të paditurve nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në lidhje me çështjen e Xhisiela Malokut. (B.H/Faxweb)