Kreu i PD-së Lulzim Basha do të japë pas pak minuta një deklaratë nga selia e PD-së, ku thotë se do të bëjë publike fakte tronditëse. Sipas një postimi që kreu i opozitës ka bërë në Twitter, thuhet se vetëm në dy javët e fundit qeveria shqiptare u ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë të saj.
“Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh”, shkruan Basha.
Ndërkohë që Basha ka ndarë dhe një foto, me masat ekonomike që janë shpërndarë bfa PD, dhe kostot që do ti rëndojnë ato buxhetit të shtetit:
Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria tju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur.
Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj.
Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë
që janë të detyruar të rrinë në shtëpi:
- Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare.
- Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi.
Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.
Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri.
(E.K/Faxweb.al)