03:00 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Na shkoi jeta në luftë”/ Ironia e Manjanit: Dreqi e mori, për Zotin nuk luftoj më…

10:52 | 19/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skema e PPP-ve/ “Edi Rama po punon për ditët e tij të fundit”, ish-ministri bën paralajmërimin e fortë: Kush vjen pas tij…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjetet sociale, shkruan se jeta e shqiptarëve ka shkuar në luftë.

Reagimi i Manjanit ka ardhur ndaj deklaratave të herëpashershme të Kryeministrit Edi Rama, i cili pas shfaqjes së koronavirusit në Shqipëri tha se jemi në luftë me një armik të padukshëm.

Manjani shkruan se luftojmë komshinjtë, pronarët, bisneset, të varfër e të pasur sipas terezisë së momentit. Luftojmë me qejf kur gjejm ndonjë “armik” që na e rrok syri.

“Sot na thonë se jemi prap në luftë,por me një virus… prap me armik që nuk e shohim.

Luftë, luftë, luftë e luftë na shkoi kjo jetë. Gjendje e përhershme lufte…

Për zotin nuk luftoj më, me askënd që nuk është armiku im i drejtpërdrejtë!

Sfida nuk është luftë, dreqi e mori”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë i Manjanit: 

Luftëra, por s’fituam asnjërën..

Që së vogli na kanë mësuar të jetojmë në luftë me diçka apo me dikë.

Na mësuan në shkollë bëmat e luftës,po asnjëherë nuk mora vesh përse gjithmonë kemi qenë të pushtuar. A kanë luftuar të parët tanë apo jo?!

Sidoqoftë duhet të kenë pasë një ushtri armike përballë të paktën dhe kanë luftuar aq sa kanë mundur. Qartësisht jo aq sa na mësonin në shkollë.

Ne u rritëm me luftëra të tjera. Luftuam sa u shqyem fare ndaj: kulakëve, mikroborgjezëve, pronës private, bixhozit, flokëve të gjata, pantallonave cowboys, muzikës së huaj madje edhe ndaj rehatisë personale.

Luftuam armikun e jashtëm e të brendshëm, pa e ditur se kush është ai. Luftuam edhe për të siguruar bukën dhe socializmin.

Na thanë të jetojmë si revolucionarë në rrethim. Të mbajmë sytë katër e të hedhim valle në gojë të ujkut.

Na ngulën thellë në kokë se ka gjithmonë një ARMIK të rrezikshëm që do të na zhdukë nga faqa e dheut.

Në fakt koha e solli që të takohemi edhe me “armiqtë” dhe nuk e morëm vesh përse ishim në luftë me ta. Nejse hesap tjetër ky.

Por lufta vazhdoi. Lufëra të reja celëm. Luftuam komunizmin, sigurimin e shtetit, shërbëtorët e diktaturës dhe me sipërfaqet e tepërta të banimit (madje edhe me telefonat në shtëpi).

Pastaj filluam të luftojmë ndaj trafiqeve, ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

Luftuam ndaj skafeve, drogës e makinave. Faqen e zezë arritëm, por ama luftuam e luftojmë prap..

Deri sa vjen një pikë që luftojmë edhe me njëri-tjetrin sepse nuk kemi luftuar asnjëherë me asnjë armik.

E bëjm rregullisht këtë gjë. Luftojnë trimat burra n’gratë e tyre, djemt n’prindër të vet, vëllezër e motra n’shoqi shoqin, kushërinjtë po e po.

Luftojmë komshinjtë, pronarët, bisneset, të varfër e të pasur sipas terezisë së momentit. Luftojmë me qejf kur gjejm ndonjë “armik” që na e rrok syri.

Sot na thonë se jemi prap në luftë,por me një virus… prap me armik që nuk e shohim.

Luftë, luftë, luftë e luftë na shkoi kjo jetë. Gjendje e përhershme lufte…

Për zotin nuk luftoj më, me askënd që nuk është armiku im i drejtpërdrejtë!

Sfida nuk është luftë, dreqi e mori.

Pas

Studimi në Itali: Pacientët me COVID-19 vdesin kaq ditë pas shfaqjes së simptomave

Para

“Do të publikoj fakte tronditëse”, Basha njofton deklaratë urgjente: Vetëm në dy javë qeveria i ka dhënë 52 milionë euro…

Para
Viktima e parë nga koronavirusi, Basha: Rastet po shtohen, bëni kujdes, zbatoni këshillat e OBSH-së

"Do të publikoj fakte tronditëse", Basha njofton deklaratë urgjente: Vetëm në dy javë qeveria i ka dhënë 52 milionë euro...

Discussion about this post

 



Të Fundit

14 vatra zjarri të raportuara brenda ditës, 10 të shuar, 4 ende aktive

Osmani: Konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditëve është detyrim, jo opsion

Shifrat e frikshme/ 67 ndeshje në sezon dhe vijon, Reali për rekorde

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.