Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme, nga ku do të dalë dhe kryeministri i ri i vendit. Në disa intervista të shkurtra të dhëna për gazetaren e Fax news Edona Haklaj, që po raporton prej mëngjesit të sotëm nga Prishtina, një pjesë e qytetarëve kryesisht të rinj, janë shprehur se nuk u janë drejtuar ende kutive të votimit.
“Kërkojmë me ndryshu pak se jena duke shku shumë keq”, shprehet një vajzë e re, që më tej shton se shpresat që kjo të ndodhë janë të mëdhaja.
“Kam ardhur direkt nga Zvicra për të votuar, për të dhënë kontributin tim”, shprehet një tjetër qytetare pasi ka dalë nga qendra e votimit.
“Unë e kam përcjellë me vëmendje fushatën dhe pres një ndryshim”, thotë një tjetër votues.
Ndërkohë nuk mungojnë as parregullsitë në votime, ku një qytetar thotë se grupet e qendrave të votimit nuk dinin procedurat dhe krijuan kaos.
“Tash duhet me kqyr, dhe të shoh ku të votoj se atje ku shkova kishte shumë rrëmujë, shqiptarët kështu e kanë”, deklaron i revoltuar qytetari.
Shumë prej personave të pyetur thonë se nuk kanë besim te politikanët që deri dje ka qenë në pushtet, pasi nuk kanë besim prej tyre.
“Do votoj dhe shpresoj te Vetëvendosja, se ende nuk e ka provu gjellën, e them këtë, dhe nuk kam droje prej askujt”, shprehet një tjetër qytetar, ndërsa shton se prej nga Vetëvendosja që të kujdeset më shumë për arsimin në Kosovë: Arsimi e ka vlerën e lartë, çdo shqiptar duhet ta dijë. Serbia më së pari sulmoi arsimin, për të shkatërruar kulturën, se ajo është vlera më e madhe. Ka shumë e shumë për të thënë, po kjo ishte për të kuptuar se ku është vlera e një kombi.