Detaje të reja janë zbuluar nga sulmi në shkollën ruse, ku një 19-vjeçar vrau 8 persona dhe plagosi disa të tjerë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se viktimat i përkasin moshave 13-14 vjeç. Autori i krimit, Ilnaz Galyaviev kishe paralajmëruar sulmin përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai kishte postuar një foto me kapuç dhe krahas saj shkruante: Sot unë do të vras një sasi të madhe të plehrave bio dhe do të qëlloj veten time.
Ndërkohë bëhet me dije se autori i sulmit kishte studiuar në këtë shkollë.
(R.G/Faxweb.al)