21:45 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

DOKUMENTET që provojnë se Tahiri nuk udhëtoi në Gjermani për të atin

12:48 | 22/11/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
DOKUMENTET që provojnë se Tahiri nuk udhëtoi në Gjermani për të atin

Arsyet që detyruan Saimir Tahirin të udhëtojë papritur drejt Gjermanisë mbeten mister ende sot, jo vetëm për mediat, por edhe për njerëzit pranë tij. Kur doli lajmi dhe avokati Maks Haxhia tha se nuk kishte dijeni për këtë lëvizje të klientit të tij, u hodh në media teza e një arratisjeje të mundshme. Por mediat pranë qeverisë dolën me versionin se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, sepse Tahiri kishte udhëtuar në Gjermani për t’i qëndruar pranë të atit që kurohet jashtë.
Lapsi.al ka siguruar të dhënat nga sistemi TIMS, që tregojnë se ky shpjegim që nxorrën mediat ishte një gënjeshtër. Nga të dhënat në system del se Bashkim Tahiri, doli jashtë Shqipërisë në fund të muajit tetor, në datën 29 dhe u kthye në fillim të nëntorit, në datën 3, dhe kjo duket qartë në të dhënat e regjistruara në sistem.

Ndërkohë, udhëtimi tre-ditor i Saimir Tahirit është bërë dy javë më pas, në një periudhë kohe që nuk ka asnjë lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale të babait të tij.

Një tjetër detaj nga udhëtimi është se në rrugën drejt Gjermanisë, Tahiri shoqërohej me një ish vartës të tij në Ministrinë e Brendshme. Udhëtimi erdhi pas deklaratave të Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit se Tahiri nuk mund të udhëtojë jashtë vendit, sepse parlamenti ka votuar për bllokimin e lëvizjes së tij jashtë vendit.

Me arrestimin e Orest Sotës, me shtimin e presionit ndërkombëtar ndaj qeverisë për dënimin e “peshqve të mëdhenj” dhe me retorikën e re që po përdor Edi Rama, Saimir Tahiri ka arsye të jetë i shqetësuar për fatin e tij. Shqetësimin e konfirmoi Bashkim Fino në një takim me kryeministrin.
Gjatë bisedës së lirë që Rama pati me deputetët brenda në kryeministri, Fino tha se kishte folur me Tahirin dhe kishte vënë re se ai ishte i shqetësuar. Rama iu përgjigj se “Tahiri nuk ka pse shqetësohet, sepse gjithkujt mund t’i ndodhë të harrojë patentat diku”. Kjo thirrje për t’u qetësuar tingëllon si tallje për Tahirin, të cilin e kanë përzënë nga të gjitha funksionet në parti dhe çdo ditë e më shumë po i japin formën e një peshku të madh, gati për t’u futur në tigan.Lapsi.al

 

 

 

 

 

Pas

Fuga ballë përballë me Ramën, Akademiku: Më kanë fyer në gazeta, TV…disa inatçinjë vazhdojnë edhe tani.  Ky është propozimi im!

Para

Gjinushi i ANKOHET Ramës: Po na eksportohet truri jashtë vendit

Para
Gjinushi i ANKOHET Ramës: Po na eksportohet truri jashtë vendit

Gjinushi i ANKOHET Ramës: Po na eksportohet truri jashtë vendit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.