18:03 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dokumenti/ Si liroi ministrja Gjonaj nga burgu mikun e Fatmir Xhafajt dhe vëllain e kryetares së KPA-së

22:04 | 30/03/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dokumenti/ Si liroi ministrja Gjonaj nga burgu mikun e Fatmir Xhafajt dhe vëllain e kryetares së KPA-së

Emisioni investigativ “Ajsberg” në drejtimin e Artur Çanit ka publikuar mbrëmjen e sotme një dokument të nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj me datën 14 mars, për lirimin të burgosurve, ku ndër to ishin edhe dy emra të njohur Gramoz Murataj dhe Elvis Mulajt.

Duke sjellë një kronologji të rekordeve kriminale të këtyre dy personave, Çani tha se Gramoz Murataj është mik i Fatmir Xhafajt dhe Elvis Mulaj është  vëllai i kryetares së Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

“Gramoz Murataj dhe Elvis Mulaj janë dënuar nga Gjykata e Shkallës së parë dhe janë dënuar me masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Elvis Mulaj është vëllai i kryetares së Komisionit të Posacëm të Apelimit të asaj që quhet Gjykata e Gjyqtarëve në procesin e vettingut. Këta persona ishin dënuar për shumë vepra kriminale.

Ky vendim është bazuar në disa nene të kodit penal dhe procedurës penale. Në bazë të këtyre neneve u vendos masa “Arrest me burg”.

Njëri mik i Fatmir Xhafajt dhe tjetri vëllai i kryetares së KPA-së. Si do ti nxjerrim këto?! Si gjithmonë për të gjetur punët me drejtësinë është ai më i mençuri dhe më i ftohti, ish-ministri Fatmir Xhafaj.

Ka fjalë që Xhafaj ka lobuar shumë që Etilda Gjonaj të jetë ministre e Drejtësisë dhe kanë marrëdhënie të mira.

Më 12 Mars gjykata shpall masën e rigjykimit të masës së arrestit me burg që kishte vendosur Gjykata e Shkallës së parë.

Ministrja e tregoi veten që është mikeshë e mirë, dhe me datën 14 mars ministrja Etilda Gjonaj e nisi menjëherë vendimin. Këto do të gjykoheshin në datë 19 mars dhe e nisi menjëherë vendimin ministrja dhe vendimi u dha.

Ky vendim thotë se: Ministrja ja dërgon këtë Prokurorisë së Përgjithshme, KLGJ dhe KLP-së.

Ministrja në këtë dokument thotë që: Në paragrafin e 4 të shkrese e nisur në 14:03:2020, ajo thotë që kërkojmë nga ana juaj udhëzimin dhe orientimin e gjykatave dhe prokurorëve për të patur në vemendje dhe për të inkurajuar zbatimin e alternativave të dënimit dhe aplikimin e masave shtrënguese për personat nën hetim apo të pandehur.

Çani: Pra ministrja thotë kujdes mos dënoni me burg këto miqtë tanë. Dhe kjo shkresë u shpall në datën 14, para datës së gjykimit.

Në datën 19 mars kërkesën për këto në Gjykatën e Apelit e beri prokurori Dritan Peka, i cili kërkoi që të ndryshohej masa nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie”.

Një pyetje kam edhe për z. Pekën si mund ti lirojë këto dy persona? Apo lidhet Elvis Mulaj bashkë me këtë?! Pasi mesa u interesova unë, Peka nuk e ka kaluar vettingun dhe e motra e këtij në këtë rast është kryetare e KPA-së, e vetmja gjykatë e juaja.”-tha Çani.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: dritan pekaelvis mulajetilda gjonajFatmir XhafajGRAMOZ MURATAJ
Pas

Pas rrëzimit të qeverisë, Mustafa i “trembet” një rebelimi të Kurtit: Kulmi i sjelljes së individëve të papërgjegjshëm

Para

Rrëzohet në aeroportin ndërkombëtar avioni me furnizime mjekësore– 8 të vdekur

Para
Rrëzohet në aeroportin ndërkombëtar avioni me furnizime mjekësore– 8 të vdekur

Rrëzohet në aeroportin ndërkombëtar avioni me furnizime mjekësore– 8 të vdekur

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Vriten dy skocezë në një lokal në Spanjë, sulmi kur po jepej finalja e Champions

“Më shumë se një mbret”, shefi i famshëm Nusret publikon foto me kryeministrin Rama

Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë ruse

Ministri i Gazës dënon heshtjen ndërkombëtare: Izraeli ka kryer masakra kundër popullatës së uritur

EMRI| Detaje nga aksidenti i rëndë në Vlorë, identifikohet viktima

1 i vrarë dhe 12 të plagosur nga të shtënat masive në Karolinën e Veriut

Studentët në Serbi protestojnë sot në 34 qytete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.