Nuk ka zgjatur më shumë se dy javë ‘’aventura” e Taulant Mukës në postin e zëvendësministrit të Arsimit.
Duket se ish-studenti i shkëlqyer në shkollat e perëndimit nuk e ka gjetur të përshtatshëm modelin e punës së aplikuar në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, dhe për këtë ka paraqitur dorëheqjen pranë kryeministrit Edi Rama.
“I nderuar z. Kryeministër,
Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, shkruhet në letrën e Mukës.
Dy javë më parë, Muka u emërua në këtë post nga Kryeministri Rama, pas denoncimit që ai bërë për plagjiaturën e ish-zv/ministrit Ervin Demo.
Vendimi i Mukës për t’u përfshirë në qeverinë Rama është ndeshur me reagime të shumta nga personat që dikur i kishin mbështetur idetë e tij.
Pas marrjes së postit Muka tha se ai do të mbështeste Vetingun në radhët e pedagogëve, po mesa duket gjithçka do të mbesë në mes.
(E.K/FAXWEB.AL)