Është identifikuar viktima i cili humbi jetën si pasojë e daljes së automjetit nga rruga në aksin Cakran-Fier. Ai është 56-vjeçari Gramoz Aliaj.
Mësohet se Aliaj po udhëtonte me automjetin e tij në aksin e vjetër që lidh Cakranin me qytetin e Fierit dhe si pasojë e shpejtësisë së lartë në kthesë, ka dalë nga rruga duke përfunduar mes ullishteve.
Viktima po udhëtonte vetëm në automjetin e tij në drejtim të qytetit të Fierit përmes rrugës së vjetër, ku mungojnë barrierat anësore.
Njoftimi i plotë i policisë: Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.