Një 16-vjecare është gjendur e vdekur në një trotuar në Rotherham të Anglisë. Polica deklaroi se 16-vjeçarja do takohej me një burrë të cilën e kishte njohur online. Të njëjën gjë thanë edhe shoqet e saj, përpara se trupi të gjendej i pajetë në një zonë të izoluar.
Një 20-vjeçar, fqinj i Leonne Weeks u shpreh: “ Isha fqinj i Leonne dhe e njoh shumë mirë atë. Ishte një person shumë i sjellshëm. Jam shokuar nga kjo që ndodhi. Nuk e dimë saktësisht atë që ndodhi, por vetëm dimë që kishte dalë për të takuar dikë që e kishte njohur online dhe më pas e gjetëm të vdekur”.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:55 të mëngjesit të djeshëm kur trupi u gjet nga forcat policore. Sipas policisë vajza ëstë rrahur dhe mbytur dhe ndërkohë po punohet për kapjen e autorit. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post