Një shtetas 52-vjeçar është vënë në prangat e policisë pas tentativës për të korruptuar punonjësin e Policisë Rrugore. U arrestua Qerim Tafçiu 52 vjeç, banues në Peshkopi.
Ai u ndalua nga efektivi i Rrugorës, të cilin tentoi ta korruptonte duke i dhënë para për të mos marrë masë administrative. Nuk dihet shuma e parave që ai ka tentuar t’i japë punonjësit të policisë dhe shkaku i ndalimit.
Arrestimi i tij u krye në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi. (XH.A/SHUPLAKA)