18:29 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Donald Lu bën deklaratën e papritur për Berishën: Ka qenë mbështetësi kryesor i SPAK dhe BKH-së

08:59 | 14/09/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha takim lamtumire me Donald Lu-në (Foto)

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka dhënë mbrëmjen e kaluar në Vizion Plus intervistën e tij të fundit.

Në një intervistë të gjatë Lu ka bërë komente dhe vlerësimet e veta, mes të cilave bie në sy deklarimi i tij për mbështetjen që Sali Berisha ka dhënë për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Lu u shpreh se me Berishën ka zhvilluar rregullisht takime dhe se ka pasur disa diskutime shumë të mira mbi reformën e gjyqësorit.

Më tej Lu shtoi se nuk ka pasur njeri që e ka mbështetur krijimin e SPAK dhe BKH më fort se ish kryeministri Sali Berisha.

Pjesë nga intervista

Sokol Balla: Po për Sali Berishën, ç’mendoni?

Ambasadori Lu: Siç e përmenda, pata një takim shumë të këndshëm…

Sokol Balla:  …por keni patur marrëdhënie të vështirë me të…

Ambasadori Lu: Pata një takim lamtumire shumë të këndshëm me Sali Berishën dje. Është një ish-president dhe ish-kryeministër i mirënjohur i këtij vendi. Nuk është më kreu i Partisë Demokratike, por është ende një zë me peshë në Shqipëri. Është dikush që, sidomos në opozitë, kur thotë diçka, njerëzit dëgjojnë. Ndaj i kam qenë mirënjohës që ka pasur vërtet vullnetin për t’u ulur me mua, kur kemi qenë dakord dhe kur nuk kemi qenë dakord, për të pasur një dialog shumë konstruktiv dhe të mirë.

Sokol Balla: A pati rol në procesin e reformës në drejtësi dhe në procesin e majit të shkuar? Pozitiv ose negativ, nuk e di, më thoni ju.

Ambasadori Lu: Unë kam qenë shumë krenar që gjatë tre viteve e gjysmë kam kërkuar rregullisht takime me Dr. Berishën dhe ka pasur mirësinë të më lejojë të takohemi dhe t’i zhvillojmë këto diskutime. Kemi pasur disa diskutime shumë të mira mbi reformën e gjyqësorit. Më lejoni të them se nuk ka pasur njeri që e ka mbështetur krijimin e SPAK dhe BKH më fort. Është serioz për këtë. Dhe di që pjesë e arsyes pse Partia Demokratike votoi në favor të atij ligji ishte Sali Berisha. Kështu që, po, ka qenë shumë i përfshirë në procesin e reformës së gjyqësorit. Për sa i përket zgjedhjeve, kam punuar shumë ngushtë me Lulzim Bashën në atë kohë. U takova edhe me Sali Berishën, por në sediljen e drejtuesit në ato diskutime ishte bindshëm Lulzim Basha.

Sokol Balla: Atëherë, nëse thoni se Berisha ishte në mbështetje të BKH dhe SPAK, cilët janë politikanët që përmendni se u përpoqën dhe përpiqen të pengojnë krijimin e këtyre institucioneve?

Ambasadori Lu: Kam kujtimi kaq të gjalla nga ditët përpara… Ju si gazetar e kujtoni mjedisin e tensionuar në javët përpara miratimit të reformës së gjyqësorit…

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: donald luSali Berisha
Pas

“Që nga koha e Saimir Tahirit kjo nuk ndodh”, Rama zbulon arsyen pse përjashtoi deputetin rebel

Para

Zyrtare/ Më në fund Arlind Ajeti arrin marrëveshjen me klubin e ri

Para
Zyrtare/ Më në fund Arlind Ajeti arrin marrëveshjen me klubin e ri

Zyrtare/ Më në fund Arlind Ajeti arrin marrëveshjen me klubin e ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

Mandati nuk do të zgjatet, siguron Kurti, opozita po e zvarrit procesin

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD/ Nuk përsëriten zgjedhjet në Shkodër

Kryeministri britanik: Koha për zgjidhje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

Qeramika e Picasso-s shitet mbi pritshmëritë në ankandin e Gjenevës

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

Von der Leyen: Plani “ReArm Europe 2030” mobilizon 650 miliardë euro për mbrojtjen

Nuk do të ketë përsëritje zgjedhjesh në Dibër/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.