Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka marrë vrullshëm detyrën e tij. Teksa pritet të takohet me kryeministren britanike dhe presidentin e Meksikës, ai ka nisur të vërë në jetë ato çka deklaroi hjstë fushatës elektorale.
Pak ditë pasi ka marrë detyrën, mësohet se ai ka në plan të pezullojë lëshimin e vizave për shtatë vende myslimane, për të paktën 30 ditë.
Sipas “Associated Press” Trump do të pezullojë programin e gjerë të SHBA-ve për refugjatët. planifikon të pezullojë lëshimin e vizave për personat nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria apo Jemeni për të paktën 30 ditë, sipas draftit. (XH.A/SHUPLAKA)