Në një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk është shprehur se Serbia mund të llogarisë në anëtarësimin e plotë të saj në BE pas përfundimit të dialogut me Prishtinën.
“Në fund të dialogut, ekziston anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE. Këtë e kemi premtuar në Selanik dhe kjo është ajo që jemi të gatshëm ta përmbushim”, u shpreh Donald Tusk.
Ndërkohë që presidenti serb Vuçiç u shpreh se kanë biseduar për dialog me Prishtinën, por shohim që të jemi njësoj si Prishtina dhe Beogradi, të kënaqur ose të pakënaqur.
“Kemi biseduar për procesin e dialogut me Prishtinën dhe për parashikimet tona lidhur me të. Se çfarë shohim si mundësi për ta përfunduar këtë proces, si ta bëjmë dhe si të jemi njësoj të kënaqur ose të pakënaqur në Beograd e në Prishtinë. Si të bëjmë diçka për paqe të qëndrueshme në rajon”, tha Vuçiç.
(S.SH/Shuplaka)