Pak minuta më parë, kreu i Qeverisë, Edi Rama, ka komentuar largimet e gjyqtarëve nga detyra, pak orë përpara mbylljes së afatit për dorëzimin e deklaratave të pasurisë në ILDKPKI të gjyqtarëve.
Kryeministri ka përshëndetur dhënien e dorëheqjes së dy gjyqtarëve, konkretisht të Mirela Fanës dhe Ilir Pashajt.
Ai ka përshëndetur largimet vullnetare të atyre që s’duan të kalojnë Vettingu-n, teksa ka thënë se Drejtësia e Re në krahasim me të Vjetrën nuk do të kapet dot.
“Përshëndes largimet vullnetare të gjykatësve/prokurorëve që s’duan të kalojnë vetingun! Drejtësia e Re nuk kapet dot si e Vjetra që po bie!”, ka shkruar kryeministri Edi Rama. (XH.A/SHUPLAKA)