Gjatë një vizite në një familje në Vlorë, Edi Rama e ka quajtur me ironi si një moment zie largimin e Spahiut nga skena politike. Sjellim në vëmendje që edhe Lulzim Basha nuk e bëri pjesë të listave të tij Kreshnik Spahiun.
Por nuk ka munguar edhe një ironi nga ana e kryeministri Rama gjatë bisedës së tij me familjarët në këtë familje. ” Por me thënë të drejtën edhe Kreshniku nuk ka faj. Pse Kreshniku ça? Ça ka Kreshniku? Kreshniku dha dorëheqjen nga politika, ky është një moment zije.”, u shpreh Rama.
Pas tij, reagoi një nga familjarët, po me sensin e talljes. “Më erdh shumë keq vallahi”, tha një nga familjarët.
Rama është shprehur për listat e PD-së se aty janë bërë bashkë gjithë humbësit.
Theksojmë që listat zyrtare të Partisë Demokratike janë publikuar mbrëmjen e djeshme ku ka patur edhe shumë surpriza me kandidatët. Madje edhe disa figura të njohura të PD-së nuk janë përzgjedhur nga Basha për zgjedhjet e 25 qershorit. (J.V/Shuplaka)