Pas një dite nga vendimi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u konfiskuar pasuritë 17 pjesëtarëve të dosjes 339 për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit
Sipas informacioneve, bëhet e ditur për “Faxweb” SPAK se ka konfiskuar të dënuarve restorante, hotele e automjete. Vlera e pasurive shkon në 5 mln €, teksa disa prej tyre janë të personazheve të shquara të grupit të Avdylajve në Shijak, si Altin Avdylaj, Hekuran Hoxha ose ‘Roni i Shijakut’ apo Admir Hoxhës. Gjithashtu SPAK i ka konfiskuar automjetet shtetasve Esat Mehmeti, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj Shkëlqim Avdyli dhe Saimir Sulejmani.
Njoftimi i plotë i SPAK.
Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive si më poshtë :
Bar-Restorant, Hotel “ADOR” 1,2,3,4 kat +Podrum, në Rinas, Krujë, me sipërfaqe 3320 m2, sipërfaqe ndërtimi 638 m2, katër kat mbi tokë, një kat nën tokë, me sipërfaqe podrumi 630 m2, kati përdhe 550 m2, kati i dytë 180m2, kati i tretë 30m2, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Automjeti tip Audi, me targë AA 485 SN, në pronësi të të pandehurit Admir Hoxha, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Automjeti tip “Porche Cajen” me targa AA323 PE, në pronësi të të pandehurit Esat Mehmeti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Automjeti me targa AA 462 AD, “MITSUBISHI”, në pronësi të të pandehurit Xhevit Shuti, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Automjeti me targa DR 328 A, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Automjeti me targa AA 643 UP, në pronësi të të pandehurit Flamur Çelaj, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Automjeti me targa AA 870 UP, në pronësi të të pandehurit Shkëlqim Avdyli, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Automjeti Audi A6, me targa AA 593 RN, në pronësi të të pandehurit Saimir Sulejmani, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.