17:25 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dosja “Avdylaj” pjesë e 339, SPAK çon në gjykatë 63 të pandehur

12:14 | 20/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ U arrestua në Shijak, kush është Flamur Avdyli pronar i disa bizneseve

Në foto Flamur Avdylaj, i liruar pak orë pas arrestimit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti 3 ditë më parë në Gjykatëne Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal për personat e përfshirë në dosjken e “Vol-o4”.

Sipas SPAK, gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal, vijon njoftimi, janë dërguar për gjykim gjithësej 63 të pandehur.

Bëhet me dije gjithashtu se janë konfiskuar pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me datë 17.01.2020 paraqiti në Gjykatëne Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr.29/1, të vitit 2019 (akte të transferuara për kompetencë nga procedimi penal Nr.339/2016 i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë) në ngarkim të pandehurve Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario (alias Edinjo) Zeqiri, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti, të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal’’, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet  283/a/1, 284/c, 28/4, 287/1 gërma ‘’b’’, 25, 333/a/1, 334/1, 283/2 të Kodit Penal.

Gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Deri tani në kuadër të këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim gjithësej 63 të pandehur.

Po kështu në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimin, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qënë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal.  Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro.

Hetimet në lidhje me këtë procedim penal vazhdojnë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Elisa Spiropali bëhet nënë për herë të dytë, emri i veçantë që ka zgjedhur për të birin (Foto)

Para

Virusi i rrezikshëm kinez/ ISHP: Gripi ka pësuar rritje në 2020-ën, cilat janë simptomat

Para
Virusi i rrezikshëm kinez/ ISHP: Gripi ka pësuar rritje në 2020-ën, cilat janë simptomat

Virusi i rrezikshëm kinez/ ISHP: Gripi ka pësuar rritje në 2020-ën, cilat janë simptomat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

Agjencia Bërthamore e OKB-së bën paralajmërimin e fortë: Irani po rrit ndjeshëm rezervat e uraniumit

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon shtyrjen liberalizimit të tregut të energjisë

Alarm në shtetin amerikan, “arratisen” 250 milionë bletë

Tronditet qeveria italiane, vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

SHBA paralajmëron për kërcënim të menjëhershëm nga Kina ndaj Tajvanit! Hegseth thirrje Azisë: Forconi mbrojtjen

Video/Operacioni “The Wanted”, ekstradohen nga Greqia dhe Italia dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Turqia lëshon fletarrestime për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Në kërkim nga Gjermania, kapet në Morinë 22-vjeçari

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.