Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali është bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetën djalin e saj.
Spiropali ka vendosur që ta quajë të birin me një emër shqiptar, Kren, ndërsa edhe vajza ka po ashtu një emër të veçantë, Nalta.
Ndërkohë që ajo ka postuar dhe një foto me dy fëmijët e saj, ndërsa ka treguar dhe vendodhjen, Materniteti Koço Glozheni, ku duket se ka zgjedhur të kryejë lindjen e dytë.
Deri në ditët e fundit të pritjes së ëmbëL Spiropalin e kemi parë të jetë mjaft aktive në politikë, por edhe në daljet e saj në studiot televizive.
Ndërkohë që në një nga intervistat, Spiropali ka treguar se bashkëshorti i saj është shumë i dhënë për vajzën.
“E donim këtë fëmijë. Nalta në fakt nuk e donte. Tani u mësua dhe po e pet me gëzim. Në fillim ishte e prerë. Ka shoqe e shokë që kanë motra e vëllezër tani e kupton. Nuk ka kërkesa për motra e vëlla. Çuditërish bashkëshorti im është baba vajzash, por shumë të lumtur që është një fëmijë. Fëmijët janë bekime. Nuk i doli qejfi është djalë.
Po shpresoj që djalin ta kem timin, se e shoh që Nalta me babin ka afërsi më të madhe. Edhe ajo pas atij dhe ai pas asaj. Djali besoj është i imi. Unë nuk jam manjake e shëndetit. Kam bërë aq sa është normale. Ha pak më shumë se kam neps. Për të kripurat dhe pikantet. Turshitë, ushqimet me piper. Djali do më ngjajë mua. Si mami!”, ka rrëfyer Spiropali pak muaj më parë.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post