Prokuroria ka marrë në pyetje të dyshuarit e arrestuar për dosjen e “Toyota Yaris’, që u sekuestrua me 3.4 milionë euro në Durrës.
Kështu prokuroria ka marrë në pyetje të Edi Likën, Klevi Likën, Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri. Të dyshuarit këmbngulin se nuk kishin dijeni për Eurot në makinën “Toyota Yaris”.
Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit , janë sekuestruar 3.4 milionë e 470 mijë euro cash, të fshehura në bagazhet e dy makinave “Toyota Yaris”, ndërsa po transportoheshin me trajler nga Belgjika.
Policia ka arrestuar 4 persona ndërsa janë shpallur në kërkim dy të rinj nga Peshkopia, por me banim në Tiranë, të cilët dyshohet se ishin porositësit e ngarkesës së sekuestruar e cila ishte nisur nga Gjermania, përmes linjës së trageteve Ancona-Bari.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;
Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;
Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:
A.V. 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;
E.V. 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;
80,000 franga zvicerane.
10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.
1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;
1 radio policie;
7 telefona celularë.
Nga hetimet paraprake, Policia e Shtetit ka të dhëna të besueshme se ngarkesa e sekuestruar ishte e porosituar nga shtetasit E.V. dhe A.V., tashmë të shpallur në kërkim.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale e kryer në bashkëpunim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ”Falsifikimi i monedhave”.
(M.Q/Faxwweb)
Discussion about this post