Kryeministri Rama ka deklaruar se ditën e nesërme ministri I Brendshëm Fatmir Xhafaj do të dorëzojë një kallëzim penal për dekonspirim operacioni në lidhje me tre ish-zyrtarët e policisë të cilët nuk gjenden, pas lëshimit të urdhër-arresteve të Prokurorisë ndaj tyre.
Këto deklarata Rama I bëri në në një intervistë për emisionin ‘360 grade” me Artur Zhejin në Ora News.
“Ministri i brendshëm nesër do të materializojë një kallëzim penal për të kërkuar një hetim të plotë për dekonspirimin e sekretit hetimor në rastin konkret, duke përfshirë të gjithë ata që kanë pasur dijeni përfshirë edhe vetveten dhe duke vënë në dispozicion të organeve të hetimit të gjithë gatishmërinë e palës që përfaqëson pushtetin ekzekutiv dhe policinë, duke kërkuar të vihen në gatishmëri për hetimin edhe të tjerët”, tha Rama. (B.H/Faxweb)