Kryëtari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka liruar nga detyra administratorët e 4 njësive bashkiake në Tiranë, raporton “Fax News”.
Emrat e 4 administratorëve të liruar nga detyra nga kryebashkiaku janë : Elez Gjoza, njësia 2, Erjon Xhafa, njësia 8, Gentjan Arapi, njësia 11dhe Refik Velia, nga njësia Bërzhitë.
Erion Veliaj i falenderoi ata për kontributin e tyre të dhënë në dy vite. Kryebashkiaku i Tiranës gjithashtu ka shprehur mirënjohje për 2 këshilltarët e opozitës që votuan pro për projektet për qytetin. (B.H/Faxweb)