Të tjera detaje dalin nga arrestimi i Dario Myftiut, pak ditë më parë në qytetin e Durrësit. Policia italiane bën me dije se Myftiu ishte një ndër më të kërkuarit në Itali, pasi është kapo i një bande shqiptare që furnizonte qytetin e Padovës me marihuanë, heroinë dhe kokainë.
38-vjeçari është vënë në pranga pas një urdhër-arresti të Gjykatës së Padovës më 6 korrik për trafik droge.
Një detaj i cili është bërë i ditur nga Policia Italiane ka të bëjë me faktin se çfarë e ka nxjerrë zbuluar Dario Myftiun.
Ai është tradhtuar nga shënimet e tij të shkruara me dorë mbi pakot e drogës ku shënonte sasinë. Organizata e drejtuar nga Myftiu funksiononte me stilin e Camorra-s napoletane ku të afërmit u krijonin kushte të mira dhe u ofronin ndihmë për t’u arratisur në Shqipëri të dënuarve me arrest shtëpie. (D.D/Shuplaka)