Një ditë pas vizites së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe urdhrit të Prefektit ndaj tregjeve të hapura në qytet, në terren ka zbritur vetë Drejtori i Policisë Shkodër Niko Brahimaj.
I shoqëruar edhe nga Drejtori i Departamentit për hetimin e krimeve në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj, ata kanë vëzhguar situatën në tregjet e Shkodrës.
Drejtori i Policisë Shkodër Niko Brahimaj u shpreh se sot situata është ndryshe dhe se shkodranët i mirëkuptojnë masat e vëna nga qeveria, ndërsa shtoi se ka pasur një bashkëpunim dhe me policinë bashkiake.
Ajo që përbën çudi në deklaratën e Brahimajt, është se thotë se ka pasur më pak raste gjatë ditës së sotme, falë masave që janë ndërmarrë dje, në një kohë kur simptomat e koronavirusit mund të shfaqen deri në 14 ditë më vonë, sipas të dhënave që japin eskpertët.
“Ka pasur një bashkëpuim shumë të mirë mes prefektit, policisë bashkiake, AKU, për të ndëegjegjësuar të gjithë opinionin publik, dhe tregtarët, që derimë tani na kanë mirëkuptua. Rastet në rritje në Shkodër nuk janë thjesht për mosmarrjen e masave. Sot kemi një ulje masive të rasteve, jo vetëm për shkak të masave të marra nga ana e policisë, ne nuk urojmë kurrë që këto masa ekstreme të vijojnë gjatë”, u shpreh Brahimaj.
Kujtojmë se ditën e djeshme u përfshinë në replika të forta kryeminsitri Rama, ministri Lleshaj, me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, të cilën e akuzonin se nuk kishte marrë masat e duhura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Rama dhe Lleshaj e akuzuan Ademin se nuk po punon me qytetarët dhe po përpiqet që të bëjë politika të mëdha, ndërsa kryetarja e Shkodrës tha se qytetarët që ajo drejton ndihen të diskriminuar.
Discussion about this post