Piktori korçar, një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës , hedh me penel mbresat dhe përshtypjet e tij për bukuritë e natyrës në punime me dimensione të ndryshme. Ai është jo vetëm vëzhgues i kujdesshëm i detajeve, parakusht i domosdoshëm për një piktor, por edhe i përcjell ato me saktësi.
I njohur për stilin e veçantë, Xega ka çelur ekspozitën e rradhës e cila ka në qendër “Manin e zi të Drenovës” një pemë monument natyre e cila gjendet në fshatin Drenovë. Ekspozita është çelur në natyrë në një vend simbol të fshatit Drenovë, tek Mani i Pecines.
Krijimtaria e piktorit është vlerësuar edhe nga pjesëmarësit. Sotiraq Xega është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar.
(XH.A/SHUPLAKA)