00:07 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Droga fshihet në Durrës dhe në Lezhë”, Xhafaj i përgjigjet Bashës: Kam kërkuar nisjen e hetimeve

18:23 | 14/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha: Fatmir Xhafaj nuk kalon pragun e ministrisë veçse mbi trupat tanë, t’i japë fund aventurës që ka nisur

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, reagon pas deklaratave të kreut të opozitës Lulzim Basha për vendodhjen e sasive të mëdha në drogë, sipas tij në qytetin e Durrësit dhe të Lezhës. Xhafaj tregon se i ka kërkuar menjëherë Prokurorisë të nisë hetimet, mirëpo deri më tani deklaratat e Bashës kanë mbetur të pavërtetuara.

Një ditë më parë, në çadrën ku po zhvillohet protesta e opozitës, Basha tha se në rrethinat e Durrësit, fshiheshin 100 ton drogë në një magazinë.

“Protesta do të kurorëzohet me largimin e kësaj qeverie dhe ngritjen e një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Sot që flasim kam marrë mesazhe nga zyrtarë të policisë se shtetit që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e droges ne vend. E dijnë të gjithë se ne Manzë, 30 kilometër nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë”, u shpreh Basha. 

Deklarata e plotë e Fatmir Xhafajt

Kryetari i Partisë Demokratike z.Lulzim Basha ka deklaruar publikisht se ka dijeni për disa fakte shumë të rënda kriminale, lidhur me vendndodhjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në rrethinat e Durrësit dhe Lezhës e lidhjen kriminale të drejtuesve të Policisë në këto qarqe dhe madje duke aluduar për dijeni lidhur me këto fakte edhe për disa zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Menjëherë me bërjen publike të deklaratave publike të z.Basha, i kam kërkuar Policisë së Shtetit, ndërmarrjen e veprimeve konkrete si dhe kryerjen e një operacioni të gjerë në terren në zonat e përmendura për depozitim të lëndës narkotike. Operacioni është zhvilluar gjatës gjithë natës dhe ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Nga rezultatet e deritanishme nuk konfirmohen deklarimet e z.Basha. Operacioni po vijon edhe në këto momente.

Duke marrë në konsideratë këto deklarime publike të Kryetarit të opozitës për të dhëna e fakte shumë të rënda kriminale, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Brendshme përmes një shkrese zyrtare i jam drejtuar sot Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës duke kërkuar që organi i prokurorisë të fillojë kryesisht hetimin, si dhe të nis sa më shpejt verifikimin e fakteve të pretenduara.

Në deklarimet e tij z.Basha, pretendon edhe dijeninë time si Ministër i Brendshëm lidhur me ekzistencën e magazinave të lëndëve narkotike në këto zona dhe personat nga radhët e policisë që i mbrojnë ato. Unë distancohem prerë nga këto insinuata të rreme ndaj personit tim. Une kam marr përsipër të gjithë përgjegjësinë ligjore për të përmbushur detyrën sipas ligjit, duke shprehur gatishmërinë nëse është e nevojshme edhe për të dhënë deklarimet sipas ligjit procedural penal.

Shpresoj që Prokuroria si organi përgjegjës për hetimin e veprave penale, të kryejë një hetim të shpejtë, i cili do të shërbej për të sqaruar të vërtetën rreth akuzave të bëra dhe njëherësh për të vlerësuar deklarimet e Kryetarit të opozitës z.Basha, nëse janë thjesht në kuadër të luftës e polemikës politike të mbështetur në shpifje të pabaza apo kanë karakter dhe elementë të krijimit të destabilitetit politik që përbën rrezik për sigurinë e vendit.

Ministria e Punëve të Brendshme e ka bërë të qartë edhe me veprime konkrete intensifikimin e kontrolleve si dhe ndëshkimin më të ashpër në çdo rast kur konstatohet mosveprim apo mospërmbushje e detyrave funksionale nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Rezultatet dhe puna e Policisë janë publike dhe transparente. Rezultatet konkrete të luftës antikanabis u ritheksuan dhe në një konferencë për media një ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike.

Rezultatet e arritura deri tani japin garanci të plotë se kjo betejë do të jetë e sukseshme në sajë edhe të mbështetjes së gjerë të qytetarëve, bashkëpunimit efektiv me organet e tjera ligjzbatuese në vend si dhe me mbështetjen aktive të partnerëve ndërkombëtar.

Në këtë kuadër kërkojmë mbështetje maksimale nga të gjithë aktorët dhe faktorët politikë, institucional e shoqërorë në vend. Kjo betejë ka të bëjë me të ardhmen e vendit tonë dhe mundësinë për ta nxjerrë njëherë e përgjithmonë nga lista e vendeve kultivuese të kanabisit.

I bëjmë thirrje z.Basha dhe kujtdo tjetër që ka të dhëna të vlefshme, që ka dijeni për prova, fakte ose rrethana për vepra të tilla kriminale ti paraqesin ato në Prokurori si organi kushtetues, përgjegjës për hetimin e veprave penale.

Ky është një detyrim për çdo qytetar të këtij vendi dhe për më tepër një përgjegjësi kushtetuese e ligjore për çdo zyrtar dhe politikan të përgjegjshëm ndaj interesave të vendit.

Përbaltjet e qëllimshme ndaj punës së njerëzve të ndershëm në rradhët e Policisë së Shtetit, deklarimet e papërgjegjshme që synojnë të shmangin angazhimin e saj nga përballja me objektivat reale të luftës kundër krimit krijojnë kosto financiare, fizike e morale për Policinë e Shtetit dhe nuk i shërbejnë stabilitetit të vendit.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe zyrtarët e përgjegjshëm të këtij vendi për t’ju bashkuar dhe për të kontribuar aktivisht në përpjekjen tonë të përbashkët për më shumë stabilitet, qetësi e siguri. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Fatmir Xhafajlulzim basha
Pas

E bëjnë me kast? Ilir Meta dhe Edi Rama i thërrasin Veliajt “Lali Eri”

Para

Manastirliu: Mjekët Universitar, 100 mijë lekë bonus nëse do të kryejnë konsulta apo operacione në spitalet Rajonale

Para
Protestojnë mjekët e Shkodrës: Gabimet mjekësore nuk janë vepër penale

Manastirliu: Mjekët Universitar, 100 mijë lekë bonus nëse do të kryejnë konsulta apo operacione në spitalet Rajonale

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.