04:32 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Droga në Kavajë, policia zbulon DETAJET: U kapën më shumë se një ton, 3 automjete dhe një gomone (VIDEO)

17:44 | 14/07/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Droga në Kavajë, policia zbulon DETAJET: U kapën më shumë se një ton, 3 automjete dhe një gomone (VIDEO)

Policia e Shtetit ka zbuluar detajet e operacionit antidrogë në Kavajë, pas të cilit u arrestuan tre persona dhe u shpallën në kërkim edhe tre të tjerë.

Sipas policisë, në këtë operacion u kapën rreth 1 tonë e 360 kg kanabis sativa, 3 automjete, 1 gomone dhe një traktor.

Mësohet se lënda narkotike transportoohej përmes  një automjeti “Land Rover’ dhe një furgoni.

DETAJET

Kavajë

Operacion antidrogë i koduar “Pilotët”.

Sekustrohen 1 ton e 360 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Sekuestrohen 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas si dhe shpallën në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Gjithashu shoqërohen në Komisariatin e Policisë Kavajë edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme , nga efektivat e Komisariatit të Policisë Kavajë , është zhvilluar operacioni i koduar “Pilotët”.

Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për goditjen e “Kultivimit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”, dhe konkretisht:

Më datë 14.07.2017, rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike.

Menjëherë është organizuar puna për bllokimin e tyre.

Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .

Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.

Nga kqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e narkotikëve në D.V.P. Tiranë , është organizuar puna dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve :

– J.S., R.H. dhe K. H.

Nga veprimet hetimore të kryera , rezulton se bashkëpuntor janë edhe shtetasit :

B.B., dhe F.S. të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe punohet për kapjen e tyre.

Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë , është vijuar operacioni duke bërë krehjen e terrenit dhe territorit, ku si rezultat janë kostatuar një gomone me gjatësi 7.7m me dy motorrë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markës Toyota, cila nga verifikimet i përket shtetasit :

  1. K. i cili është shpallur gjithashtu në kërkim policor.

Gjithashtu , në lidhje me këtë ngjarje, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë ‘ parashikuar nga nenet 283/a ,22 dhe 25 të Kodit Penal. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: drogeKanabisKavajeoperacionpolici
Pas

Emri i saj në “Listën e Zezë” të Ramës, ish-volejbollistja kampione: Shokuese!

Para

Mark Marku: Nuk ka asnjë arsye për koalicion PS-PD

Para
Mark Marku: Nuk ka asnjë arsye për koalicion PS-PD

Mark Marku: Nuk ka asnjë arsye për koalicion PS-PD

Discussion about this post

 



Të Fundit

PS kryeson në Gjirokastër pas numërimit të 61 kutive nga 198

PS kryeson në Durrës me mbi 1200 vota ndaj PD, nga 20 kuti të numëruara

Numërohen 46 kuti në Vlorë, PS kryeson me 5286 vota

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

Berat/Pas numërimit të 35 nga 275 kuti, PS kryeson me rreth 2000 vota më shumë se PD

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

PS kryeson në Belsh e Prrenjas, si ndahen votat mes ‘të vegjëlve’

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.