Policia ka kapur 38 kilogramë drogë në kufirin-greko shqiptar.
Operacioni u zhvillua në aksin Janinë-Kozani, ku u kap një mjet që vinte nga kufiri gjelbër. Policia greke sekuestroi brenda mjetit 2 çanta qe përmbanin 10 pako me 37 kg 900 gram marijuanë.
Gjithashtu policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, një 45 vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
(M.Q/Faxweb)