Policia italiane ka arrestuar 5 shqiptarë të cilët furnizonin me drogë shtëpitë e Romës veriore, shkruan Il Messagero.
Droga porositej me anë të telefonit, bëhej shpërndarja nga shtetasit shqiptarë të cilët ishin të moshave nga 22 dhe 50. Droga shpërndahej si pica. Dorëzohej nëpër shtëpitë e Romës veriore. Dozat e porositura me telefon dorëzoheshin me makina.
Sipas mediave italiane aktiviteti i jashtëligjshëm funksiononte si një “call center”, i vendosur fizikisht në një apartament në Riano (RM), ku “operatorët” brenda në shtëpi, merrnin kërkesa telefonike nga shumë blerës të zonës së Romës së Veriut, i jepnin udhëzime anëtarëve të tjerë të grupit.
Secili anëtar kishte territorin e tyre që të bëhej në mënyrë të shpejtë dhe të saktë dërgesa e drogës në adresat përkatëse.
Kontrollet e kryera në shtëpitë e 5 shqiptarëve kanë nxjerrë edhe 24 mijë euro, qe dyshohet se kishin ardhur nga aktiviteti kriminal.
Gjatë fazës së ndalimeve është arrestuar një 25-vjeçare, partnere e një prej të dyshuarve, pasi në shtëpinë e saj u gjetën 870 gram kokainë e fshehur në kuzhinë. (M.D/ Shuplaka)