Miriam Cani u rikthye pak ditë më parë me këngën “Meteor”, ndërsa njoftoi se së shpejti do të realizojë edhe një duet me bashkëshortin e saj, Albanin.
E ftuar në “Top Show Magazine”, Miriami tregon se pauza në muzikë ishte për t’u kujdesur për vajzën e saj të vogël Amelia. “Të duhet kohë të mësohesh me këtë rol të ri, por edhe e kam shijuar pafund. Por ishte edhe një tërheqje instiktive, kur për 13-14 vite unë nuk isha ndalur për asnjë moment, midis projekteve në Shqipëri dhe në Gjermani. Madje mund të zgjaste dhe më shumë”.
Miriami tregon më pas së më 28 nëntor, ditën e Pavarësisë, vajza e saj Amelia ka ditëlindjen, ku mbush 2 vjeç.
‘’Ishte në datën 27, se lindja e saj ka qenë shumë e gjatë, erdhi Albani dhe i tha prit edhe pak”, u shpreh më tej Miriami.
Më tej, Miriami zbuloi detaje nga klipi që pritet të dalë së shpejti me Albanin. “Është bashkëpunimi më i rëndësishëm në karrierën tonë dhe më i sinqerti”.
E pyetur nëse Amelia do të jetë në klipin e ri, Miriami buzëqeshi dhe nuk e mohoi një gjë të tillë.
(E.K/Faxweb)