Agron Duka sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit të ardhshëm. I renditur i pesti në qytetin e Durrësit në listën e PD-së, Duka nuk po arrin dot të jetë pjesë e Kuvendit.
Duke analizuar shkaqet që kanë çuar në këtë rezultat ai ka thënë se strukturat e PD-së në Durrës kanë qenë inekzistente.
“PD i kishte strukturat inekzistente në qytetin e Durrësit, më është dashur që të bëj fushatë me njerëzit e mij të PAA-së.
Dje kam folur dje me Bashën në telefon. E pashë që ishte i mërzitur, nuk kam pse gëzohem që ai ka këtë lloj rezultati.
I thashë që kjo është një humbje beteje dhe ne duam të shkojmë përpara. Natyrisht që Basha ka faj, në çdolloj ndërmarrje drejtuesi ka pjesën e tij të fajit. Po ashtu një pikë tjetër që ka çuar në këtë rezultat ka qenë dhe blerja masive e votave, në Durrës janë hudhur shumë lekë. Këtë më thoshin dhe njerëzit e mij, po unë e kam thënë qartë se unë nuk hudh lekë për të blerë votat e shqiptarëve”, u shpreh Duka.
Po ashtu ai ka vijuar më tej duke thënë se pjesëmarrja e ulët në zgjedhje ka ndikuar në rezultatin e PD-së në këto zgjedhje. Ai tha se të gjithë njerëzit që takonte në Durrës dhe thoshin se nuk do të shkonin në votime ishin pjesë e të djathtës.
Po ashtu ai deklaroi se do të vijojë të qëndrojë në krye të PAA-së nëse anëtarët e kësaj partie ndajnë të njëjtin qëndrim.
“Nuk jam i mërzitur se nuk kam garuar direkt, duke qenë se nuk garoja me Partinë time, jam i sigurt që mbështetjen e përkrahjes sime e kam marrë”, vijoi më tej Duka.
(E.K/SHUPLAKA)