Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mësohet se këtë mëngjes i është drejtuar zyrës së ish-kryeministrit Sali Berisha, për të zhvilluar një takim kokë më kokë me të.
Bëhet e ditur se takimi ka zgjatur rreth 30 minuta, i pari i tyre pas zhvillimit të zgjedhjeve të 25 qershorit ku Partia Demokratike shënoi një humbje të thellë krahasuar me zgjedhjet e 2013-ës.
Me 43 mandate, PD numëron deri tani 440.055 vota, duke u renditur në vend të dytë. Ndërkaq, kryedemokrati Basha nuk ka reaguar ende lidhur me humbjen që pësoi partia që ai drejton.
(XH.A/SHUPLAKA)