Partia Agrare Ambientaliste ka nisur prezantimin e kandidatëve të saj në rrethe për zgjedhjet. Mirëpo pavarësisht se ky veprim është marrë sikur po largohet nga opozita e cila është në protesta që prej 18 shkurtit.
Mirepo pavarësisht kësaj, kreu i PAA-së Agron Duka i ka hedhur poshtë këto dyshime.Gjatë prezantimit të kandidates në Kukës, Duka ka deklaruar se është në koalicion me PD-në dhe pavarësisht se po prezanton kandidatët, zgjidhja e vetme për të është qeveria teknike.
“Nuk kemi luksin të presim se kur i teket Edi Ramës të bëjë qeveri të përkohëshme dhe kur do të caktojmë datën e zgjedhjeve. Kështu që ne do të vazhdojmë punën që të jemi të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato do të bëhen. Në këto kushte opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike.”, deklaroi Duka.
Pak ditë më parë, PAA paraqiti në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si subjekt politik për zgjedhjet e qershorit, por pas dakordësimit me selinë blu e tërhoqën këtë regjistrim. (D.D/Shuplaka)