Fax News raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen 6 të Durrësit. Një 36-vjeçar është hedhur nga kati i 8-të i pallatit ku jetonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se viktima është shtetasi F.K. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po merr në pyetje familjarët për të zbardhur arsyet që shtynë 36-vjeçarin të kryente aktin ekstrem.
Paraprakisht dyshohet që viktima vuante nga nje sëmundje e rëndë duke ndërmarrë aktin ekstrem.
(M.Q/Faxweb)