Një 36-vjeçar nga Fushë-Kruja ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi iu gjetën 147 kilogramë kanabis në banesë.
Me anë të informacioneve të marra në rrugë operative është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Shpëtim Kola 36, banues në Borizanë, Fushë-Krujë.
Ky shtetas u ndalua në datë 9 janar, pas një kontrolli në banesë ku iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 147 kg e 900 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.
(F.G/Faxweb)