12:31 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

DW: Merkel e ka thënë troç, nuk hapen negociatat me Shqipërinë (Me dy mendje dhe në Tetor)

09:19 | 07/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtyrja e negociatave/ Plas gallata në rrjet, ironizon gazetari: Pas “shpullës” që i dha në Berlin, Rama-Merkelin tabelë qitje…

Sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung” të premten (07.06) kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Këtë ajo e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën, sipas informacioneve të “Süddeutsche Zeitung”. Merkel  ka bërë të qartë, se një vendim për këtë pritet më së hershmi në tetor.

Me këtë kancelarja del qartazi kundër partnerit në koalicion, Partisë Socialdemokrate, SPD, që përkrah votimin pro për hapjen e negociatave në Këshillin e BE më 18 qershor. Ministri gjerman i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth (SPD) është një nga politikanët gjermanë që është angazhuar fort javët e fundit për hapjen e negociatave me dy vendet e Ballkanit. Ai ka theksuar në intervista të ndryshme, se angazhimi i Shqipërisë për reforma duhet të vlerësohet.

Westbalkan Gipfel in London Michael Roth (Imago/A. Parsons)
CDU/CSU dhe SPD me qëndrime të ndryshme
Mospërputhja e qëndrimeve brenda koalicionit qeverisës gjerman u vu re hapur pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian në fund të majit. KE kërkoi hapjen e shpejtë të negociatave si me Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut. Por CDU/CSU është e rezervuar edhe këtë vit, ajo ka nevojë për analizë të kujdesshme  raportit. Deputeti gjerman i CDU, dhe kryesues i grupit parlamentar për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Johann Wadepuhl, ka thënë se CDU/CSU do duhet të shqyrtojë me kujdes raportet e progresit mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Bundestag Johann Wadephul (CDU) (picture-alliance/dpa/K. Nietfeld)

“Vetëm në këtë mënyrë mund të marrim një vendim të përgjegjshëm nëse janë plotësuar me të vërtetë kushtet e fillimit të negociatave për anëtarësim të këtyre dy vendeve në BE”, ka thënë Wadephul në një deklaratë të publikuar menjëherë pas publikimit të progres-raportit të KE në fund të majit. Për Wadephul, Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e caktuara në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, të datës 28 qershor 2018.

Për shkak të kalendarit të punës të CDU/CSU nuk besohet, se kjo temë do të shqyrtohet para vjeshtës. Burimi: DW

Etiketa: Merkel jo negociatavemerkel ne tetor negociatatmerkel rama negociatat
Pas

Nëse doni të dobësoheni shpejt, hiqni dorë vetëm nga këto 4 ushqime

Para

”E shiti Gjushin?!”, ish-ministri paralajmëron ata që i shërbejnë Ramës: E ka huq, kur i afrohet rreziku…

Para
”Dikur sodisnin detin si çift të dashuruarish, sot Rama nuk i hap telefonin Dakos”

''E shiti Gjushin?!", ish-ministri paralajmëron ata që i shërbejnë Ramës: E ka huq, kur i afrohet rreziku...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sherr për motive të dobëta mes të rinjve në Lushnjë, njëri përfundon në spital

Nga trafiku i drogës tek aksidentet dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, disa të ndaluar në Durrës në orët e fundit

Zjarre masive në Turqi, shkatërrohen disa fshatra në Izmir

Velipojë, procedohen penalisht 2 persona për zënien e hapësirave publike gjatë kontrolleve “Plazhi i lirë”

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve, trotuaret do të lirohen

Dështon për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare të Kuvendit të Kosovës

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Pogradec, policia merr masa ndaj subjekteve që nuk zbatuan urdhrin

Rezultatet e 11 majit/ Ankimimet e PD për katër qarqe, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve

Merr flakë autobusi i linjës Kamëz-Tiranë, nuk raportohet për të lënduar(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.