11:18 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”E shiti Gjushin?!”, ish-ministri paralajmëron ata që i shërbejnë Ramës: E ka huq, kur i afrohet rreziku…

09:35 | 07/06/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Dikur sodisnin detin si çift të dashuruarish, sot Rama nuk i hap telefonin Dakos”

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme u distancua nga Vangjush Dako, lidhur me dosjen 339, duke thënë se ai është një qytetar i lirë, dhe nëse ka kryer një vepër penale duhet të dalë përpara drejtësisë.

Në përpjekje për të shmangur vëmendjen nga përgjegjësia e tij, Dako duket se do të ketë fatin e Tahirit, që fillimisht deklarohej gjithandej si i pafajshëm nga Rama, dhe më pas lëshohej kur kuptohej se rreziku i afrohej karriges së kryeminsitrit.

Pikërisht këtë lehtësi të Ramës për të shitur bashkëpunëtorët e tij, e ka komentuar dhe ish-ministri Ylli Manjani, i cili shkruan se ku është një huq i kryeministrit, dhe do të ishte mirë që të kuptohej nga të gjithë ata që i shërbejnë verbërisht.

“E shiti Gjushin?!

Asnjë çudi.

Të gjithë do t’i shesë një e nga një, siç shiti ministrat e brendshëm dhe jo vetëm…
Kur i afrohet rreziku, shet cilindo, për të shpëtuar veten.

Bëjnë mirë ta mësojnë këtë huq të Tij, të gjithë ata që i shërbejnë verbërisht ende”, shkruan Manjani.

Çfarë deklaroi mbrëmë Rama për Dakon: Për sa i përket çështjes, unë them që çështja ka disa aspekte. Kam neveri nga përgjimet, jo nga përdorimi i përgjimeve sepse janë shumë të rrezikshme në aspektin e devijimit nga e vërteta sepse mund të nxirren nga e vërteta. Ka një aspekt edhe moral. Jemi në kushtet kur kryetari i bashkisë së Durrësit nuk është më kandidat. Është një person i lirë që duhet të përgjigjet deri në fund.

Përgjimet nuk janë prova, janë indice. Shikoj që ka një shëmti dhe më vjen për të vjellë kur dëgjoj biseda të caktuara. Ajo që është me rëndësi është se sa këto janë muhabete të materializuara me fakte dhe muhabete të njerëzve që bëjnë sikur zgjidhin çështjet në planet. Aspekti ligjor është një katastrofë nga pikëpamja e menaxhimit të këtij procesi. Është përgjegjësi e prokurorëve të ruajnë përgjimet.

Gjithë këta njerëz që i përkasin botës së krimit janë në burg. sa i përket aspektit politik ka diçka që askush nuk e thotë, por është diçka më problematikë…sepse unë besoj që kjo është një dosje e mbajtur në sirtar për shantazh politik dhe që lidhet me atë që unë e kam quajtur tërmeti i reformës në drejtësi në proces.

Këto copa materiale merren dhe nxirren që të ekspozohen në një gazetë me tirazh shumë të madh në Gjermani, duke sulmuar dy gjëra, e para duke i dhënë një kornizë të një zbulimi gjerman për të sugjestionuar shqiptarët këtu. Nga ana tjetër kjo ekspozohet në momentin kur ne presim nga Gjermania dhe vendet e tjera të marrim një dritë jeshile për negociatat. Natyrisht ky është një ushqim që helmon gjakun e shumë njerëzve këtu.

Kjo ka qenë një vendimmarrje në bashkëpunim me Vangjushin që i erdhi shpirti në majë të hundës për gjithë këtë situatë. Kemi bërë një vlerësim të të gjitha gjërave dhe vetë ai e ka pasur edhe këtë shqetësim sepse u bë tabelë qitje për diçka sipas tij është inskenim mbi bazë muhabetesh. Ka lidhje me një proces fushate në një zonë të caktuar ku këta njerëz që sot janë prapa hekurave kanë qenë historikisht në shërbim të Partisë Demokratike

(E.K/Faxweb.al)

 

 

Etiketa: dako ramamanjani
Pas

DW: Merkel e ka thënë troç, nuk hapen negociatat me Shqipërinë (Me dy mendje dhe në Tetor)

Para

Intervista/ Akuzohet për ngacmimin e 11-vjeçares, ”zbërthehet” mësuesi: Është hakmarrje nga ish-krushka ime (Video)

Para
Intervista/ Akuzohet për ngacmimin e 11-vjeçares, ”zbërthehet” mësuesi: Është hakmarrje nga ish-krushka ime (Video)

Intervista/ Akuzohet për ngacmimin e 11-vjeçares, ''zbërthehet" mësuesi: Është hakmarrje nga ish-krushka ime (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Diogo Jota përcillet në “banesën e fundit”, Liverpool merr vendimin fisnik ndaj familjarëve të portugezit

Operacion kundër falsifikimit: Arrestohen babë e bir prodhonin dokumente false për emigrim në SHBA dhe BE, procedohet bashkëpunëtori

Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Ambasadori shqiptar në SHBA takohet me Sekretarin amerikan Marco Rubio, Bushati: E ftova të vizitojë Tiranën!

Ilir Proda: Trafiku i armëve nga Kosova, nxitës i krimeve në Shqipëri

Arrestimi i 14 doganierëve grekë, radhë kilometrike në Qafë-Botë! Pala fqinje punon me staf të reduktuar, qytetarët në pritje për disa orë

Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive

Landfilli i Elbasanit prej pesë ditësh në flakë, qytetarët përballen çdo ditë me tymin toksik. Problematikat me të cilat po përballet zjarrfikësin në terren

SHBA ndërpreu ndihmën ndaj Ukrainës, Trump telefonatë me Zlenskyn, ja çfarë diskutuan dy presidentët

Konfuzioni nga falja e gjobave administrative dhe strategjia për taksat e mjeteve të pensionistëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.