Avokati Altin Goxhaj, ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku shfaqet babai i kandidates për deputete në listat e PD-së, Fatbardha Kadiu.
Babai i Kadiut, shihet në një takim të Ramës me qytetarët e Durrës, ku shfaq haptazi simpatinë e tij për kryeministrin.
“Ti ke një vision ma të bukur, për zotin, ke qenë tamam zemra e rinisë Durrsake”, komplimenton babai i kandidates së PD-së, kundërshtarin politik të së bijës. Madje i dërgon edhe një puthje ndërkohë që Rama largohet.
Ky takim ka ndodhur pikërisht dy ditë para se kryedemokrati Lulzim Basha, ta bënte Fatbardha Kadiun, kandidaten numër 2 në Durrës.
“Ne AntiSoros TV: BABAI I KANDIDATES NR 2 I DURRESIT SE BASHES ME RAMEN NE FUSHATE!
Ja pse e refuzuan demokratet Bashen sot duke bojkotuar si kurre ndonjehere ndonje miting e le me hapjen e fushates! Shikojeni!
Babai militant socialist i kandidates së Bashës, pra te PD, Fatbardha Kadiu, duke mbështetur me sinqeritet militanti ne fushate Ramën 2 ditë para se t’a vendoste të bijën nr 2 të PDsë në Durrës!
Sepse te bijen e mbeshteti ne zgjedhjet universitare vete Vangjush Dako!!!
MAFIA SOROS RAMA&BASHA FUCK OFF!, shkruan Goxhaj krahas videos. (D.D/shuplaka)