Lista e Ramës me emrat e personave që punojnë në administratë ka tronditur në fakt, më shumë për mënyrën sesi një kryeministër mund të publikojë pa vërtetuar akuza. Ndërkaq shumë emra që janë vendosur në listë nuk ekzistojnë.
Ky ka qenë dhe denoncimi i bërë nga mjeku Petrit Vargu në drejtim të Kryeministrit Rama. Ai i sqaron Ramës se dy mjekët që sipas publikimit janë pjesë e komisionit të KEMP Lezhë, nuk ekzistojnë.
Pas kësaj mjeku ngre dy pikëpyetje është tallur Rama me popullin, apo populli me Ramën. Po ashtu ai pyet nëse korrupsioni qëndron te zyra e shtypit të kryeministrit.
STATUSI I MJEKUT:
I nderuar Z.Kryeministër! Lexova me shumë vëmendje emrat e mjekëve që ju keni cituar dhe me siguri të plotë ju deklaroj që, në komisionin e KEMP Lezhë, nuk ekzistojnë mjekët Artan Doda dhe Mimoza Lezha. Do të ishte mirë që të dinim nga vjen pasaktësia :
1) Është tallur populli duke ia futur kot emrave apo anasjelltas?
2) Korrupsioni qëndron te zyra juaj e shtypit që ka modifikuar diçka për të mos u dhënë emrat e vërtetë dhe duke sajuar rrethe që s’kanë lidhje si Lezha. Qartësimi do të na ndihmonte në kuptimin sa më të drejtë të dacibaos së djeshme.
(E.K/SHUPLAKA)