Krahas Anglisë grupet kriminale shqiptare, e kanë shtrirë kultivimin e kanabisit nëpër shtëpi edhe në Skoci.
Sipas të përditshmes The Sun, publikimi për Skocinë, dy shqiptarë janë gjetur fajtorë, pasi u arrestuan brenda një godine, e kthyer për rritje kanabisi.
Prokuroi çështjes i tha gjykatës se Ogres Rizaj, 28 vjeç dhe Agustin Grembi, 26 vjeç punonin brenda këtij ambient ku sasia e rrënjëve të kanabisit, kapte vlerën rekord të 9.5 milion stërlina.
Në këtë ambient në periferi të Glasgow policia sekuestroi 3.000 rrënjë kanabis.
Sipas policisë kjo sipërmarrje kriminale, ishte një organizim i një niveli të madh dhe sofistikuar.
Në Gjykatën e Lartë në Glasgow, shkruan The Sun, Rizaj dhe Grembi që të dy emigrantë ilegal pranuan akuzat për prodhim droge.
Një tjetër person i njohur si Danny, kishte paguar 5.000 stërlina për të marrë me qira këtë ambient në vitin 2020.
Prokurori Euan Cameron tha në gjykatë se: “ambienti i marrë me qera ishte ndarë në 13 dhoma duke e kthyer objektin në një njësi industriale, rritje kanabisi.
Po sipas prokurorit Cameron, vlera e shitjes të kësaj sasie kanabisi të mbjellë shkon 6.5 milion stërlina deri 9.44 milion stërlina.