Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për dhunë. Shtetasit L. Gj., 32 vjeç dhe A. A., 31 vjeç janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë ndaj të dashurave të tyre.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 ndaluan me iniciativë shtetasin L. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij.