Të dy të vegjël, 4 dhe 6 vjeç. Brenda shtëpisë së tyre por të pambrojtur nga armiku i tyre më i madh: babai.
Naum Toshi 41 vjeç vari barbarisht dy djemtë e tij dhe më pas veten. Arsyeja? Në shenjë hakmarrje ndaj ikjes së gruas: Marselës 24 vjeç.
Burri në foto është pikërisht babai i fatkeqëve, Naum Toshi. Ngjarja që tronditi Korçën ka ndodhur gjatë natës në banesën e viktimës. Fëmijët ishin të dy djem.
Kurse gruaja në foto, është Marsela Toshi, 24 vjeçe, bashkëshortja e Naum Toshit. Pak përpara krimit, ai kishte lënë një shënim në katin e parë të banesës, ku shkruante: “Ngjituni lart”.
Fqinjët kanë deklaruar në polici se bashkëshortja e viktimës ka qenë në banesë deri pas mesnate dhe ulërimat e fëmijëve janë dëgjuar pak pas largimit të saj.
“Gruaja ka qenë në banesë deri në orën 02:00. Ajo kishte shkuar për të marrë fëmijët. Dyshojmë se ngjarja ka ndodhur pasi ajo është larguar. Pak më vonë dëgjuam ulërimat e fëmijëve. Ai i mbyti fëmijët në gjumë, pastaj u vetëvar. Dy djemtë u gjetën të pajetë në krevat, ndërsa ai i varur. Përpara se të kryente krimin, Naumi tha se do të bënte një gjë.”, janë shprehur ata.
Të pyetur për marrëdhënien e çiftit, fqinjët kanë treguar se bashkëshortja e Naum Toshit, Marsela Toshi 24 vjeçe, punonte në një lokal nate. Çifti kishte pasur debate pasi 41-vjeçari nuk e linte të punonte, veprim për të cilin ajo edhe e kishte denoncuar.
Motra e autorit të krimit të rëndë bëri të ditur menjëherë pas ngjarjes se vëllai i saj Naumi, ishte braktisur nga bashkëshortja dy muaj më parë. E pyetur për gjendjen psikologjike të të vëllait, ajo tha se Naimi dukej mirë pasi e takonte shpesh duke qenë se shtëpitë ndodhen pranë njëra-tjetrës./ SHUPLAKA