Në rrugën ‘’Tefta Tashko ‘’në kryeqytet ka pasur një problem në kanalet e ujësjellësit. Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj ky shqetësim i qytetarëve u rregullua në kohë rekord nga kolegët e Ujësjellësit Kanalizimeve.
Puntorët u përpoqën maksimalisht, me mish e shpirt për të rregulluar difektin dhe kjo duket qartë në fotot. Por, ajo që vihet re është se ata punuan pa masa mbrojëse. Punorët punuan pa kasketa mbojtëse në kokat e tyre, gjë që mund tiu shkaktojë atyre incidente, madje të rrezikojë edhe jetën.