19:39 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dy vëllezërit ndahen edhe të vdekur, tragjedia me tre viktima në Klos: Babait ia thanë lajmin pasi…

10:29 | 03/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Klithma dhe zi në familjen Dakuci, dalin pamjet nga vendngjarja ku u shënuan 3 viktima

Tre viktimat e masakrës së ndodhur në Xibër janë përcjellë dje për në banesën e fundit. Por megjithëse ishin të tre nga e njëjta familje, të viktimat janë varrëosur në vende të ndryshme.

Kujtim e Flogert Dakuci, babë dhe bir, janë varrosur në Tiranë, ndërsa Sali Dakuci në fshatin e lindjes. Trupat e babë e bir janë transportuar që në mëngjes herët nga Xibri drejt kryeqytetit, për t’i përcjellë për në banesën e fundit.

Daja i Flogertit ka ardhur nga Italia dhe ka vendosur që varrimi ta kryejë në Tiranë, duke mos dashur që të gjenden në të njëjtën varrezë ku do të prehet autori i vrasjes së tyre. Rreth 30 banorë të fshatit kanë shoqëruar dy viktimat dhe kanë ndihmuar në organizimin e ceremonive mortore.

Gjatë gjithë natës, dy banesat janë mbajtur nën vëzhgimin e Policisë së Klosit, ndërsa dje në mëngjes, rreth orës 05:00, kufomat e Flogert e Kujtim Dakucit janë transportuar drejt Tiranës. Pas kryerjes së ceremonisë mortore, ata janë varrosur nga daja i Flogertit dhe të afërmit e tjerë.

Pas varrimit të Sali Dakucit, efektivët e Policisë janë tërhequr nga fshati. Banorë të fshatit shprehën se të afërmit duhet të kishin ndërhyrë për shuarjen e këtij konflikti disavjeçar. Ndërkohë, babai i vëllezërve Dakuci vetëm gjatë varrimit të dy djemve është njoftuar për vdekjen e tyre. Ai dergjet në shtrat prej disa muajsh.

Flogerti ishte djali i vetëm i Kujtim Dakucit, ndërsa djali i Sali Dakucit ndodhet emigrant në Angli. Ngjarja ka qenë shumë e rëndë për familjen e Kujtim Dakucit, e veja, Minushe Dakuci tashmë ka mbetur vetëm me vajzën Ernisa, 21 vjeçe, studente në Universitetin e Tiranës.

Kjo është edhe arsyeja pse familja ka vendosur atë e bir të prehen në kryeqytet. Kjo i paraprin dhe largimit të tyre nga fshati Xibër në Klos, vendi ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë.

Etiketa: flogert dakucikujtim DakuciSali Dakuci
Pas

“Deputetët të mos rrinë në kafe”, Rudina Hajdari tregohet e ashpër me kolegët

Para

“Nuk e kemi parë asnjëherë”, shkencëtarët: Në rast lufte bërthamore Indi-Pakistan mund të vdesin brenda ditës mbi 100 milionë njerëz

Para
“Nuk e kemi parë asnjëherë”, shkencëtarët: Në rast lufte bërthamore Indi-Pakistan mund të vdesin brenda ditës mbi 100 milionë njerëz

"Nuk e kemi parë asnjëherë", shkencëtarët: Në rast lufte bërthamore Indi-Pakistan mund të vdesin brenda ditës mbi 100 milionë njerëz

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.